Rritet e numri i prindërve që hezitojnë t’u bëjnë vaksinën fruth rubeoles fëmijëve të tyre në moshën 12 muaj.
Informacione e pavërteta që u shpërndanë për vaksinën anti-covid i shtuan edhe dyshimet e prindërve.
“Me vonesë jam, e shtyva nja gjashte muaj se duke dëgjuar këto mamat me fëmijë që thonë autizmi. Kam frike Tani erdha po prapë kam.“, shprehet një nënë.
Silva Bino: Është rëndësishme të bëhen kur fëmija mbush një vjeç se është koha kur femijës i bie imuniteti i trashëguar nga nëna
Pandemia e Covid 19 ka ndikuar ne uljen e përqindjes të të gjithë vaksinave të kalendarit të detyrueshëm.
Aida Mara, mjeke pediatre:Nuk vinin nga frika për të ardhur në ambulance, fëmijet kishin sëmundshmëri
Por në fakt përveç hezitimit të prindërve, të gjithë infermieret e konsutorit të nënës dhe fëmijës ishin të anagazhuar në vaksnimin anticovid tek çadrat ne shesh dhe ne air Albania dhe prindërit nuk u njoftuan për data e vaksinimi sipas kalendarit.
Top Channel