Delegatët e Kuvendit të Rithemelimit u pritën me daulle. Kuvendi i PD, qëlloi me klimën festive te Bajramit. Ramazani po përfundon dhe bashkë me sakrificat e besimtareve, përfunduan dhe vuajtjet e delegatëve, qe shihnin stemën e PD të ndarë nga Berisha.
Pallati i Kongreseve ishte sot vendi i festes se tyre. Por, në hyrje, flamujt amerikane duket se ngatërruan mendimet dhe emocionet e ndonjë delegateje, e cila nga mesazhet per Partinë Demokratike kaloi direkt ne sulm ndaj presidentit amerikan.
“Ashtu si ne amerikanët po bëjmë durim derisa të ikë administrate false e Joe Biden, ashtu iu përgjërohem juve të bëni durim derisa lojtarë që kanë marrë peng miqësinë tonë të largohen. “ tha Evi Kokalari.
Të merresh me politike kërkon gjunjë të fortë, aq më shumë kur kundërshtar ke Departamentin Amerikan të Shtetit.
Por Sali Berisha ndoshta e pati nga emocionet. Emocione qe me herët kishin kapur dhe bashkëshorten e ish-kryeministrit.
Emocionet kapen edhe Jozefina Topallin, por jo nga hidhërimi, të sajat ishin lot gëzimi. Apo me sakte lotë rikthimi.
Emocionet preken dhe delegatet e tjerë. Përfshirë edhe Çim Pekën. Mund te jesh gazetar, por mund te mbash edhe ane. Rëndesi ka te jesh dëshmitar ne një ngjarje te madhe. Ka divorce te mëdha, qe per disa kthehen edhe ne festa. Po si ne çdo feste, gëzon mire, kush gëzon i fundit.
Top Channel