Munguan 60% e deputetëve/ Sali Berisha: Treni ynë shpëtimtar nuk ndalet, janë të mirëseardhur të gjithë të bashkohen

30/04/2022 17:41

Pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, ish kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh se procesi i sotëm i shënon përfundimin e punimeve të Kuvendit të PD-së me sukses të plotë dhe mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë.

Ish lideri historik i Partisë Demokratike tha se ky ishte Kuvendi i Bashkimit. Deputetët që nuk kanë qenë të pranishëm, Berisha i ftoi në ‘trenin’ shpëtimtar të Shqipërisë pasi nuk ka më kohë për problemet e brendshme të Partisë.

Megjithatë, edhe nëse deputetët nuk i bashkohen, Berisha tha se i mirëkupton por ‘treni’ nuk do të ndalet gjithsesi.

“Ju po asistoni në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, në përbërjen e të cilit gjenden nga themeluesit e ditëve të para të PD tek anëtaret më të rinj, gjenden militant dhe veprimtarë të pamposhtur, por gjenden edhe intelektualë të shquar e të bashkuar me PD me qëllim më të mirë rikthimin e kësaj force politike në forcë fitimtare. Ky proces shënon përfundimin e punimeve të Kuvendit të PD-së me sukses të plotë, siç theksova dhe në fjalën time, ky kyvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presdentokracisë. Vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese e zgjedhur me modelin një anëtar një votë në përputhje me kushtetutën tonë të lirisë.

Vendosja e këtij modeli në përfaqësim mendoj se sa një rëndësi të jashtëzakonshme që anëtaret e PD-*së të ndihen të përfaqësuar. PD-ha do të bëje gjithcka që këtë model ta promovojë në shoqërinë shqiptare. Kuvendi zgjedh sot këshillin kombëtar. Risia tjetër, çdo votë do të tregohet para kamerave, mos e humbisni durimin e ndiqeni se ju garantoj se kjo e ka origjinën tek përjashtimi i votës së lirë, mjerisht atë model që instaloi Edi Rama, faktikisht atë model e përshtati edhe Basha. Prandaj çdo fletë votimi do nxirret para jush. Ftoj të gjithë kandidatët ta vëzhgojnë procesin e numërimit. Përmbysja e modelit të të  mëparshëm ka rëndësi për vlerësimin e qytetarëve. nesër në pushtet është garancia më e madhe kundër autokracisë.

Të garantoj që ky kuvend ishte i bashkimit, sot në sallë ishin me qindra delegatë, aty ka dhjetëra të propozuar për anëtarë të këshillit, që para 6 marsit qëndruan në një pozicion tjetër. Detyra ime ka qenë bashkimi i bazës dhe ju i shihni jeni dëshmitarë, xhirot e ish kryetarit për të kuptuar që dëshmojnë qartësisht sa e bashkuar është PD-ja në bazë. Një pjesë e mirë e deputetëve ishin, ky tren nuk mund të ndalet kurrë. Është treni shpëtimtar i Shqipërisë. Nuk ka më kohë asnjë orë të shpenzohet me problemet e brendshme. Cilido që do ti bashkohet trenit është i mirëseardhur, të tjerët kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe unë do e respektoj. Mbetem i interesuar që deputetët ti bashkohen shumicës, i mirëkuptoj vështirësitë dhe 6 marsi dëshmoi qartë se kush ishte shumicë.”

 

 

Top Channel