Më 22 maj zgjedhjet për kreun e PD-së. ‘Rithemelimi’: Kreu i grupit parlamentar do zgjidhet nga Këshilli Kombëtar

30/04/2022 12:26

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, do të mbahen më 22 maj, dhe deri në këtë datë interesat e partisë do të drejtohen nga Komisioni i rithemelimit.

Gjithashtu  Komisioni i Rithemelimit shpalli sot vakancën për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke shkarkuar nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD, Enklejed Alibeaj.

Në Kuvendin Kombëtar, Komisioni i Rithemelimit vendosi që kreu i ri i grupit parlamentar të PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar i PD, i cili do te zgjidhet diten e sotme.

 

Top Channel