Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit/ Këlliçi: Nuk do jemi një opozitë fasadë, dora mbetet e shtrirë për çdo demokrat

30/04/2022 11:09

Një Kuvend historik për opozitën, ku dora mbetet e shtrirë për cdo demokrat që kërkon t’i bashkohet. Kështu u shpreh në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit, deputeti i PD Belind Këllici.

Jemi mledhur në një kuvend që i ka të gjitha shanset për t’u kthyer në një kuvend historik. Shumë kanë duruar demokratët në këto 8 muaj. Duke bërë rezistencë e duke hedhur poshtë ato përpjekje malinje për të hedhur poshtë PD. Kam folur me demokratë që i janë nënshtruar shumë proceseve, janë mërzitur, demokratët gjetën forcën e kurajon për të ecur përpara. Kur sheh në votime me mijëra gra që mbajnë radhën të mbushet zemra plot, e me të drejtë thua cfarë shpirti luftarak paskan patur demokratët. Partinë nuk e bën as vula as godina, po idealet, vokacioni e besimi në një kauzë.

Ky kuvend ka shanset të kthehet në Kuvend historik. Nëse Shqipëria sot vidhet si placke, trajtohet si oborr i pasur, ka ndodhur edhe për fajin tonë. Ky eksperiment i narkoshtetit, s’do kishte ndodhur nëse përballë do kishte një opozitë të fortë. Edi Rama nuk do kishte patur asnjë shans. Rruga drejt ndryshimit nuk kalon nga qeveria. Ata janë banda që fusin duart në votën e qytetarëve. Do ndryshojmë e s’do jemi kurrë një opozitë fasadë.Ky moment nuk është i largët, është këtu në këtë kuvend. Ky moment është sot ku pas shumë debateve jemi bashkë me dorën shtrirë për cdo demokrat. Ky është vendimi i madh i këtij kuvendi, kjo është opozita e re që konfirmohet në këtë sallë.

Duhet të vendosim sot votën e lirë si modelin e vetëm për të ndërtuar strukturat e partisë për të ardhmen. Vota e lirë e merita, janë shkallmuar nga Rama e Basha. Pse mos guxojmë të kërkojmë një Shqipëri, që e vlerëson familjen e ka prioritet dhe e ka në piedestal, ku të rinjtë shpërblehen për idetë e projektet e tyre, ku qytetarët të jenë në fokus të politikave. Pse të mos kemi një Shqipëri të drejtë me shance e mundësi. Kjo nuk është një ëndërr e largët, dhe ne do ta realizojmë mund t ja dalim dhe do t’ia dalim.- u shpreh Këlliçi.

Top Channel