Më të bashkuar ishte slogani në hyrje të eventit  të thirrur nga Sali Berisha, por bashkimi i demokratëve nuk ndodhi as në këtë Kuvend. 35 deputetë të Partisë Demokratike refuzuan  ftesën duke u distancuar publikisht nga lëvizja e ish kryeministrit. Të vetmit që dolën nga rreshti ishin Kasem Mahmutaj dhe Ina Zhupa.

Por një vendim final mori Kuvendi i cili shpalli datën 22 maj për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë demokratike. Ndarja perfundimtare me pjesën tjetër të grupit që bojkotoi eventin ishte shkarkimi i Enkelejd Alibeaj

Krahas mungesave,  ky Kuvend shënoi edhe rikthimin e ish-themeluesve të Partise Demokratike. Mes tyre Arben Imami dhe Jozefina Topall.  Ftesë  kishte dhe Rudina Hajdari, por nuk munguan as kritikët, Myslym Murrizi, Fatbardh Kadilli dhe Edvin Kulluri. Të gjithë emra në listën për këshillin kombëtar. Në këtë organ të lartë vendimarrës automatikisht janë pjesë të gjjthë anëtarët e grupit parlamentar përfshi Lulzim Bashën.

Jozefina Topalli nuk i fshehu  emocionet për rikthimin në parti, por as kritikat për Lulzim Bashën që e largoi  si dhe ata që ndjekin sot linjën e tij.

E rikrhyer nga Berisha që po pergatitet të marrë drejtimin e partisë,  Jozefina Topalli u duk se kishte nje mesazh edhe për ish-kryeministrin

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA