“Kjo parti nuk vdes kurrë!”, Berisha: Ky Kuvend përcaktues për liritë e shqiptarëve

30/04/2022 13:48

Berisha: Shqiptarë kudo që jeni, do filloj fjalën time, me një mirënjohje të pakufishme ndaj jush se qëndruat në ideale, Ne jemi sot këtu më të fortë se kurrë.  Ju vini sot këtu si misionarë të vërtetë, të kontribuoni në punimet e këtij Kuvendi. Të cojmë përpara kauzën tonë.

Jam sot para jush për të garantuar ju me këta delegatë, me drejtimin e ri të PD, do bëjmë gjithcka që të rinjtë  të dalin sa më shumë në krye të kësaj partia si rruga më e sigurtë e fitores së saj.

Prania juaj sot është një nder i madh, dhe një rast për mua të shpreh falenderimet partive tuaja, partitë tuaja kanë qenë mbështetës më kryesor, mirënjohje presidentes Melon për letrën e saj.

Demokratët shqiptarë mblidhen sot në këtë kuvend, krenar, me forcën e tyre politike, me trashëgiminë e saj. Ajo përmbysi një prej diktaturave më të egra në europë. Nxori Shqipërinë nga diktatura, në ekonominë e tregut, por ne mblidhemi krenar, sepse pas një eksperience unike, patëm një ditëlindje të dytë, rilindi PD në një kuvend hisotirk.

Kjo parti, nuk vdes kurrë!. Ajo jeton dhe do jetojë në idalet më fisbike të lirisë së shqiptarëve! Ju e rithemeluat atë, sepse donin të fshihnin nga faqja e dheut regjimit e bazuar në krimin drogën urrejtjen ndaj shqiptarëve. Ju u bashkuat dhe rithemeluat PD, sepse donim që kjo parti ashtu si lindi të mbetej avokate e pamposhtue vlerave tradicionale të shqiptarëve. Donim të vendosur të mbrojmë interesin kombëtar të shqiptarëvë të nëpërkëmbur nga Edi Rama.

 

Top Channel