“ Jo nuk janë 5004”, Këlliçi ironizon Kuvendin e Bashës dhe zbulon numrin e delegatëve në Kuvendin e Rithemelimit

30/04/2022 11:30

Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të punimeve të Kuvendit, Belind Këllici tha se Kuvendi Kombëtarë ka kuorumin e nevojshëm për t’u mbajtur.

“Pas verdiktit të sekretariatit delegatët në sallë janë 1425 delegatë, për shkak se numri i delegatëve sipas statut te ri është 1 838 , kuorumi është dhe deklaroj celjen e kuvendit.

U bëj me dije se është thirrur nga Kuvendi i dhjetorit 2021 është thirrur në mënyrë të rregullt, përpara se të kalojmë në propozime, i jap fjalën disa personaliteve” tha Këllici ndërsa në nisje ironizoi numrin e delegatëve pjesëmarrës në Kuvendin e Lulzim bashës, kur tha se jo nuk janë 5004.

Top Channel