Përveç anës profesionale ku gjithmonë ka shkëlqyer, këngëtarja Arilena Ara ka treguar sonte në “A live night” edhe për jetën sentimentale, si rrallë herë.
Ajo tha se të dashurin e saj, menaxherin Popi Kola, e ka takuar në audicione dhe që në momentin e parë, e ka kuptuar që ishte një person që duhet ta kishte gjithë jetën pranë, prandaj i kishte kërkuar atij ta marrë në menaxhim.
Arilena ka treguar se i dashuri i saj është bekimi i saj më i madh pas humbjes së të atit dhe ka gjetur veten tek ai në të gjitha dimensionet.
Arilena Ara: Popi është bekimi më i madh që më ka ardhur në jetë pas humbjes së babait tim, ka qenë audicioni i produksionit, ishim 2 mijë kokurentë që prisnim dhe ai merrej me të gjithë konkurentët. Unë dola një moment dhe kishim një kontakt me sy, ai më puthi në ballë dhe më tha kinge. Unë e përqafova me një mall sikur kisha një jetë që e njihja. Ai ka qenë momenti që unë thashë ai njeri nuk do dalë nga jeta ime. I thashë ti do më marrësh në menaxhim. Unë mora ca gjëra nga ai që i kisha në gjak thjesht nuk i kisha ushtruar. Më ka lënë liri në çdo gjë që bëj, të gjej veten në çdo lloj forme të mundshme.
Top Channel