“Erdhi koha e bashkimit”/ Bardh Spahia: Ky kuvend i hap rrugën fitores së PD në zgjedhjet e ardhshme

30/04/2022 11:50

Bardh Spahia: Sot është një e bukur për PD. Pushtetin e kanë anëtarët dhe jo kryetarët. Kjo është arritja më e madhe për PD në 30 vite demokraci. Zemrat e demokratëve mund të votohen vetëm duke thënë të vërtetën. PD ishte kthyer pa shtyllë besimi e merite, pa fibër. Tani vota përcakton kush do të votojë, kush do të kandidojë, kush merr përgjegjësi. Duhet të na shkëpusë nga modeli humbës 8 vjeçar. PD është sot një trup i ringjallur, kjo ishte kura më e mirë. Kam besimin se përfshirja e anëtarësisë me votë, do bëjë shtyllën e PD për fitoren në zgjedhje. Më 6 mars Shkodra mbeti fortesa e vetme e PD sepse respektuan votën e anëtarësisë. Fituam se ishim në anën e drejtë me qytetarët e ndershëm përkrah. Me energji dhe punë të palodhur, rikthyem besimin e demokratëve. Ky kuvend i hap fitoren PD në zgjedhjet e ardhshme. Na dihet vetëm të punojmë me përkushtim, që besimin ta injektojmë tek çdo votues. Me votën tuaj sot, nuk po vendosni vetëm për PD, por do të japim shembullin që i mungon prej vitesh Shqipërisë. Sot vendosin demokratët me votën e tyre, vendos shumica. Vendit i duhet një ndryshim dhe këtë e sjell vetëm Partia Demokratike, është koha të bëhemi bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA