26/12 12:36
Nga Kuvendi Kombëtar, ish kryeministri Berisha akuzoi kreun e qeverisë për lidhje me Presidentin serb Aleksandër Vucic.
Berisha tha se shqiptarët do i përgjigjen kërcënimeve, si një komb i vetëm, paralajmëroi Ramën se do të ketë fatin e Putinit në Ukrainë.
“Koha po provon se miku i Ramës, padroni i tij absolut ka rikthyer Serbinë, një Rusi të vogël në rajon. Jemi këtu për t’i thënë këtij serbo madhi se cdo përpjekje do përballet me reagimet e kombit shqiptar si komb i vetëm.
Asgjë s’na impresionon ne. Kërcënimet mbaji vetë. Atë fat të Putinit të Ukrainë do e kesht ti në cdo aventurë në Kosovë e kudo tjetër.” tha Berisha.
Top Channel