‘Besnike’ e Berishës, Topalli në Kuvendin e Rithemelimit: Sot dita për të bërë kthesën e madhe

30/04/2022 10:23

Ish-kryetarja e parlamentit  Jozefina Topalli do i bashkohet sot Kuvendin Kombëtar thirrur nga Sali Berisha. Në një prononcim për mediat Topalli e konsideroi ditën e sotme një ditë kthese për opozitën.

“Sot është një moment kyc në të cilën PD mund të kthehet te vetja e saj dhe unë kam besim se do e bëj. Nuk jemi tërhequr, kemi thënë atë që kemi besuar.” U shpreh Topalli.

Pyetur mbi një rikthim të mundshëm të saj në politikë, Topalli tha se nuk ka nevojnë për karrige për të thënë disa të vërteta.

“Edhe pa qenë në krye të PD edhe pa qenë deputete njeriu duhet të gjejë forcë për të thënë të vërtetën. Nuk është nevoja për të qenë në karrige. E rëndësishme është që bashkimi të bëhet mbi vlera. Te njerëzit e thjeshtë, te ato që kërkojn një opozitë reale jo farsëë. Sot është dita për të bërë kthesën dhe prandaj jam sot këtu. ”- vijoi Topalli.

Top Channel