Ish-ministri Arben Imami, një prej figurave të rikthyera që i bashkohet Kuvendit Kombëtar të PD të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, ka mbajtur fjalim në nisje të punimeve.

Gjatë fjalës së tij para delegatëve, Imami tha se demokracia, e cila u vodh nën drejtimin e Lulzim Bashës, ka shpresa të ndryshojë sërish.

Arben Imami: Rroftë PD. Miq demokratë, të nderuar deputetë dhe z.Berisha, do përqendrohem në dy probleme, jo për të shkuarën por për të ardhem. Pjesëmarrja dhe përfaqësimi dhe konservatorizmi, Pjesëmarrje në vendime mund të funksionojë, për herë të parë anëtarësia mori vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e kësaj partie. Liria është e drejtë për pjesëmarrjen, për tu dëgjuar dhe për të qenë vendimmarrës brenda një kuadri rregullash. Dua të veçoj parimin e përfaqësimit. Kjo krizë është mbërthyer.

Një grusht njerëz vendosin për falsifikimin e demokracisë, blerjen e votës dhe shtrembërimin e saj. Gotija e parë ishte qeverisja lokale. Ajo që ndodhi në partinë tonë, ishte krizë e përfaqësimit. Ish-kryetari bëri spastrimin e partisë tek të gjitha nivelet, duke vijuar me operacionin final.  Zgjedhjet e kontrolluara te manipuluara dhe të falsifikuara për kryetarin e partisë në 2017 dhe 2021 ishin nje turp asnjë qëllim i mirë nuk e justifikon shkeljen e rolit të anëtarit te partisë. E kundërta ndodhi në referendumin e dhjetorit treguan se vota kishte vlere.

Ky proces. do të hapë rrugën për njerëz të rinj në politik, modeled he përfaqësues të komuniteve. Ka njërëz me contribute, aftësi dhe merita, për ta duhet të jetë e hapur. Edhe një vërejtje, të mos mbetemi me formulime të vjetra dhe të rinj.  Ndërmarrja e tyre e përbashkët me Edi Ramën në shkarkimin e Berishës në shtator të vitit të kaluar.

Nuk duhet kërkuar ndjesë, iu luftë të gjithëve atyre që punuan për ringritjen e e Shqipërisë. Rithemelimi nuk rishpiktje, është rrezik, nuk është largim nga dhjetori i 90-tës, as nga orientimi euroatlantik., nga tregu i lirë dhe prona private e kështu me radhë. Ndryshimi është i pashmangshëm, jemi për konservatorizëm modern, jo për atë që nuk pranon asnjë ndryshim.

Sulmi që ju bë qeverisjes së PD ishte tradhtia me e madhe shitje e opozites.

Top Channel