Aksidenti në Unazë, Veliaj: Një qytet me 1 mln banore, ka 1 mln çudira. Faleminderit policisë e zjarrfikësve, i lus të…
30/04/2022 13:33
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderon punonjësit e policisë, të shërbimit zjarrfikës dhe mjekët për reagimin e shpejtë dje në ndihmë të personave të aksidentuar në Unazë.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Veliaj thekson që në një qytet me 1 milionë banore, ka 1 milionë çudira, ndërsa u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse që të zbardhin rrethanat e këtij aksidenti.
“Një qytet me 1 milionë ka 1milionë çudira. Fatmirësisht aksidenti i mbrëmshëm qe pa humbje jete. Faleminderit policisë e zjarrfikësve, i lus të zbardhin rrethanat. Faleminderit Ogerta Manastirliu dhe mjekëve të Spitalit Ushtarak që u kujdesën posaçërisht. Të shkuara Jurgenit dhe Arditit, jetë të gjatë”, shkruan Veliaj.
Top Channel