Agron Shehaj: Kam zgjidhje, ja si mund të fitojmë besimin e shqiptarëve dhe të vijmë sërish në pushtet

30/04/2022 13:30

Për ish deputetin Agron Shehaj, e vetmja zgjidhje për demokratët është të jenë të vërtetë, të zgjedhim interesin e shumicës dhe t’i qëndrojmë deri në fund. Në fjalën e tij në Kuvendin kombëtar të Rithemelimit, Shehaj tha se shqiptarët duan një opozitë të vërtetë.

PD ka në super shumë probleme. Humbëm zgjedhjet, patëm probleme ekstreme pas shokut tronditës së 25 prillit. Si mund të fitojmë besimin e shqiptarëve, besimin e atyre që janë të revoltuar nga arrogance e kësaj qeverisjeje, pro janë spektik për ne. Ka vetëm një shteg, duhet të jemi të vërtetë. Kjo është sprova dhe sakrifica që duhet te bëjmë.

Të bëjmë një opozitë të vërtetë. Të zgjedhim të mbrojmë interesin e qytetarëve. Të jemi të vërtetë dhe të bëjmë një zgjehdje të vështirë, të zgjedhim interesin e shumicës dhe t’i qëndrojmë deri në fund. Skandalet duhen denocnuar me forcë, nuk duhet të ecim apo të mbyllim njërin sy. Qeveria nuk ka zgjedhur interesin e qytetarëve.

Nuk jemi të gjithë njësoj, dhe as nuk do të sillemi njësoj kur të vimë në pushtet. Do të luluftojmë kapjen e shtetit, nuk mund të ketë më oligarkë, kjo është ë vetmja rrugë për të shëruar plagën e rëndë të mos besimit. Shqiptarët duan një opozitë të vërtetë. Njerëzve ju dhëmb hajdutëria e qeverisë. Duhet të tregojmë që jemi të vërtetë. Vetëm kështu do fitojmë.” u shpreh Shehaj.

Top Channel