Takimi i zyrtares së DASH me opozitën/ Bardhi: Shprehëm shqetësimin për masakrën zgjedhore

29/04/2022 17:02

Me anë të një postimi në Twitter Gazment Bardhi ka zbardhur takimin me NdihmësSekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried. Sipas Bardhit, ato kanë ngritur shqetësimet që lidhen me korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA.

Kënaqësi të takonim sot Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinën, Karen Donfried. Shprehem qëndrimin tonë për sfidat e opozitës, konkluzionet e raportimit të DASH për korrupsionin e kudogjendur në Shqipëri… dhe masakrën zgjedhore të konfirmuar së fundmi nga SHBA, rolin e PD në procesin e integrimit europian dhe sfidat e Shqipërisë në Rajon. Një falenderim të sinqertë për rolin e SHBA dhe mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë.

Top Channel