Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried nuk e takoi sot drejtuesin e Komisionit të Rithemelimit në PD-, Sali Berishën dhe shkak për këtë pranon se ishte ‘non grata’ që SHBA i ka shpallur ish-kryeministrit.

Sekretari Blinken e shpalli  z.Berisha për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë dhe unë, si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të shpallur. Besoj që pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Në fakt u takova sot me drejtues të opozitës dhe do të ndaj me ju faktin që më bëri përshtypje se sa shumë biseda jonë u përqendrua jo tek e kaluara por tek e ardhmja dhe se çfarë PD kërkon të arrijë dhe pret për sa i përket çuarjes përpara të objektivave të Shqipërisë”.

Donfried u takua sot, gjatë vizitës së saj zyrtare në Tiranë, me kreun e komanduar të PD-së Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin, duke shmangur grupin e Rithemelimit. E pyetur se në çfarë kapaciteti i takoi ata, zyrtarja e lartë e DASH u përgjigj:

U takova me ta në cilësinë time si Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë dhe në cilësinë e tyre si drejtues të Partisë Demokratike. Dhe është diçka shumë e zakonshme kur udhëtoj që të takohem si me anëtarë të qeverisë ashtu edhe me anëtarë të opozitës. Dhe për mua është gjithnjë shumë frymëzuese, diçka që të ngacmon të menduarin dhe e dobishme të dëgjosh perspektiva të ndryshme nga këndvështrime të ndryshme”.

Vitin e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit përcaktoi ish-kryeministrin Sali Berisha, për korrupsion madhor. Ndërsa tani, Berisha këmbëngul më shumë se kurrë të rikthehet në krye të PD-së, teksa i duhet të përballet me grupimin tjetër të Alibeajt, që sot mori më shumë forcë nga mbështetja amerikane dhe mesazhi i qartë i SHBA-së përmes të dërguarës, Karen Donfried.

 

 

Top Channel