Skuadra e Tiranës mposhtet në Laç dhe nuk arrin të shpallet kampion.
Bardhebluve u duhej vetëm një pikë për të festuar titullin e 26. Ndërsa në sfidën tjetër Partizani mori një fitore ndaj Dinamos që e ngjiti në vendin e tretë, ndërsa Dinamo pas kësaj humbje i afrohet edhe më shumë kategorisë së parë.
Nuk ka festë për titullin e 26 kampion të Tiranës. Skuadra bardheblu humbi sfidën ndaj Laçit 1-0 në një sfidë ku edhe një barazim do t’i mjaftonte për të mbyllur përfundimisht llogaritë e këtij kampionati përsa i përket çështjes së titullit, por dështoi dhe sfida me Teutën pritet të jetë vendimtare në këtë pikë.
Fati i kësaj ndeshjeje u vendos që në minutën e 13 kur Guindo dërgoi topin në rrjetë. Tirana nga ana e saj pati shanset e saj për të barazuar ku vlen të përmendet një gjuajtje me roveshatë e Gjumsit në pjesën e dytë, por që u ndal nga portieri i Laçit.
Në fund, ndeshja mbeti 1-0 për Laçin që shkurtoi në 12 pikë diferencën me Tiranën kur mbeten edhe 5 javë nga fundi i kampionatit me Tiranën që do të kërkojë të sigurojë titullin në 90 minutat e ardhshme.
Partizani fitoi derbin me Dinamon 3-1 dhe ngjitet në vendin e tretë për momentin në klasifikim, ndërkohë që Blutë i afrohen gjithnjë e më shumë kategorisë së Parë
partizani e kontrolloi këtë ndeshje ndonëse e mbylli me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Massangës. Stenio Zhunior dhe Tedi Cara 2 herë ishin ata që shënuan golat për partizanin, ndërkohë që për Dinamon golin e vetëm e shënoi Ibraimi me 11 metërsh.
Top Channel