Komisioni i Rithemelimit ka thirrur nesër Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në pallatin e Kongreseve.
Top Channel mëson se në Kuvendin Kombëtar pritet të marrin pjesë 1 mijë e100 delegatë të zgjedhur nga degët e PD në të gjithë Shqiperinë.
Bashkë me ta do të jenë edhe anëtarët aktualë të Këshillit Kombëtar, plus delegatët e rinisë dhe gruas dhe numri shkon në 1800 delegate.
Kuvendi pritet të nisë në orën 10:00 ndërsa votimi për anetarët e rinj të Këshillit Kombëtar parashikohet të nisë në orën 13:00.
Kuvendi do të propozojë ndryshime statutore dhe do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar. Mësohet se Kuvendi do të ketë 20 folës, prej të cilëve figura të rikthyer në PD, themelues, personalitete nga jashtë dhe të rinj.
Top Channel