Big Brother Vip ishte një ndër programet më të komentuara ku fitues u shpall Ilir Shaqiri.

Si duket kjo gjë i ka mbetur pishman Donaldit, finalistit më të përfolur të BBV, i cili shprehu në formë batute se nuk ndihej i plotësuar nëse nuk do mund të merrte titullin ‘fitues’.

Në startimin e programit më të ri në “Top Channel” ‘Më lër të flas’, e ftuar mbrëmjen e sotme është drejtuesja e “Top Channel” Lori Hoxha, e cila për të plotësuar dëshirën e Donaldit, i ka “dhuruar” atij çmimin e madh si fitues i BBV.

Pas kësaj Donaldi tha se mbi të gjitha, është i lumtur që ishte pjesë e atij formati por nuk do të ishte keq edhe nëse di e kishte marrë realisht çmimin e madh.

Donald: Tani mund të nisim emisionin, ua sa nice. Përtej shakave jam shumë i lumtur që mora pjesë në Big Brother Vip, ishte një ekperiencë e mrekullueshme, nuk do të ishte keq po ta kisha fituar po s’ka gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA