Legjenda e tenisit Boris Becker dënohet me burg për falimentim financiar, fsheje asetesh (fotot)

29/04/2022 18:13

Ish-kampioni legjendar i tenisit Boris Becker është dënuar sot me dy vjet e gjysmë burg nga një gjykatë në Londër për fshehjen e aseteve prej 2.5 milionë paundë me qëllim shmangien e shlyerjes së borxheve, shkruajne mediat.

54-vjeçari gjerman fitues i gjashtë kampionateve madhore sportive u shpall fajtor për katër akuza të ligjit për shlyerjen e borxheve.

Padia fokusohej në shpalljen e falimentimit të Becker në qershor 2017 prej një borxhi të papaguar prej më shumë se 3 milionë paundë për pronën e tij luksoze në Mallorca, Spanjë.

Gjykatësja Deborah Taylor tha se Becker nuk ka treguar pendesë apo pranim të fajit.

Duke iu referuar një rasti të mëparshëm të Becker për evazion fiskal në Gjermani në 2002, ajo tha: “Ju nuk i vute mend paralajmërimeve dhe shanseve që ju dhanë, dhe ky është një faktor rëndues”.

“Ju keni kërkuar të distancoheni nga shkeljet dhe falimentimi juaj”.

Në fillim të muajit Becker u shpall fajtor për largim të pronës, fshehje asetesh dhe të borxhit.

Rreth 20 akuza të tjera të ngjashme ranë poshtë, mes të cilave refuzimi për të dorëzuar trofetë dhe medaljet e fituara gjatë karrierës së tij.

Juria e shpalli Becker fajtor për mosdeklarimin e pjesës së tij në një pronë prej 1milionë paundë në qytetin gjerman të Leimen, fshehje të një huaje banke prej 700,000 paundë për atë shtëpi, si dhe të aksioneve në një kompani teknologjie.

Avokati i Becker, Jonathan Laidlaw tha se gjyqi i ka shkatërruar atij reputacionin: “Boris Becker nuk i ka mbetur tashmë asgjë nga një karrierë e shkelqyer sportive dhe kjo nuk më pak se një tragjedi. Ky proces ka shkatërruar reputacionin e tij dhe mundësitë e tij për të fituar të ardhura.”

Megjithë rreth $50milionë fitime gjatë karrierës, Becker thotë se të ardhurat iu reduktuan pas ndalimit të tenisit të luajtur në 1999 dhe pas divorcit të kushtueshëm nga gruaja e parë dhe pensionet e fëmijëve.

Boris Becker u bë yll i tenisit ndërkombëtar në moshën 17 vjeçare në 1985 kur u bë atleti më i ri që fitoi Wimbledon.

Prej atëherë ai ka fituar shumë tituj deri në tërheqjen nga sporti i luajtur në 1999, kur nisi të komentonte kampionatin e Wimbledon në BBC.

Babai i kater fëmijëve jeton në Londër prej vitit 2012.

FOTO GALERI
2/5
Boris Becker u bë yll i tenisit ndërkombëtar në moshën 17 vjeçare në 1985 kur u bë atleti më i ri që fitoi Wimbledon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA