Javi Martinez: Në Katar partnerja ime s’del dot me bikini

29/04/2022 10:10

Luajti për një dekadë me Bayernin dhe në moshën 32-vjeçare vendosi të transferohej në Katar, duke iu bashkuar Qatar Sports Club.

Në një intervistë të gjatë për mediet spanjolle, Javi Martinez dha disa përgjigje mjaft interesante, sidomos për jetën dhe kulturën në vendin aziatik.

Vendimi për të shkuar në Katar: “Kisha nevojë për një ndryshim dhe një përvojë të re. Kisha kërkesat e mia për jetës sportive, ekonomike dhe personale… Isha tashmë 32 vjeç dhe kisha një gju të dëmtuar dhe mendova se ishte koha e duhur për të ikur nga Bayerni. Katari kishte gjithçka që kërkova.”

Jeta në Katar: “Kupa e Botës do t’ju bëjë të shihni se si është jeta atje. Janë kultura shumë të ndryshme, por nuk është aq “rëndë” sa mendoja. Në disa zona të qytetit partnerja ime nuk mund të veshë bikini, por në të tjerat mundet. Është tronditëse. Ata do të bëjnë diçka që të mund të shërbejnë alkool gjatë Kupës së Botës.”

Guardiola apoAncelotti? “Pep është shumë perfeksionist. Lodhesh duke parë rivalin, ai të tregon gjithçka dhe më pas ndodh në lojë. Mund të ndodhë që për ndonjë lojtar do të ketë mbingarkesë informacioni. Nga ai kam mësuar më shumë. Ancelotti më dha besim dhe dita ditës… Ne lojtarët e nxjerrim më të mirën kur ndihemi rehat. Carlo dhe Pep janë dy eksponentët e futbollit: Carlo është futbolli më klasik, futbolli me të cilin jemi rritur dhe Pep është futbolli i ri. Do të kisha shumë dyshime për të vendosur me kë të qëndroja. Më në formë kam qenë me Carlon. Ai më dha më shumë besim dhe kjo është e rëndësishme për një futbollist”.

Lewandowski te Barcelona: “Nëse ata (Bayerni) nuk duan të të shesin, nuk mund të largohesh, sepse nuk ke asnjë klauzolë. Por unë mendoj se ka një mundësi që ai të shkojë te Barcelona, sepse ai mendon se duke luajtur në Spanjë, do të ketë mundësi për të fituar Topin e Artë”./ supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA