Zgjedhjet e “Rithemelimit”/ Vokshi: Morën pjesë 39 512 anëtarë me të drejtë vote, në dy degë ende nuk është votuar

28/04/2022 13:01

Numri i demokratëve që morën pjesë në zgjedhjet për kryetarë të degëve, duket të jetë më i ulët se i atyre që morën pjesë në referendumin e ‘Rithemelimit’.

Shifrat u bënë publike në një konferenë për mediat nga anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, ku Albana Vokshi tha se 39 512 anëtarë me të drejtë vote, ndërsa në dy degë ende nuk është votuar.

Janë dy degë që ende nuk kanë zgjedhur kryetarin e PD. Janë Malësia e Madhe dhe Tirana 12. Me këto dy degë numri shkon prej 40 mijë anëtarësh, më e lartë se 13 qershori. Interesi i demokratëve ishte i lartë për të qenë pjesëmarrës.

Interesi i demokratëve për të marrë pjesë ka qenë tejet i lartë. Menaxhimi ka qenë shumë i mirë. Ka pasur fluks të madh në një pjesë të madhe të degëve. Menaxhimi ka qenë i vështirë.

Konkurrenca ishte shumë e lartë, duke sjellë cilësi të lartë të përzgjedhjes. 190 ishin kandidatët, 27 ishin zonja në të gjitha degët ku janë zhvilluar zgjedhjet. Listat e kryetarëve përbëhet nga figura të nderuara. Jnë zgjedhur 8 zonja kryetare.” u shpreh Vokshi.

Top Channel