Zgjedhja e presidentit/ Alibeaj: Kreu i shtetit të zgjidhet pa votat e non-gratave! Ne do të marrin pjesë

28/04/2022 10:26

Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehur se opozita do të përfshihet në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës.

Para  mediave, Alibeaj “thumboi” Berishën, duke thënë se votat e non-gratave nuk mund të zgjedhin presidentin e ri, por duhet përfshirje e gjithëanshme, pasi mazhoranca nuk ka Legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme.

Për presidentin qëndrimi i PD është bërë i qartë nga të gjithë deputetët me mendje të hapur. Do të jetë pjesë e diskutime të mbledhjes së grupit parlamentar. Duke synuar një profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë që ta marrim këtë përgjegjësi dhe është një test politik për të gjitha palët politike që të marrin pjesë në proces. Sipas traditës kalon në konsultime. Do ndodhi mes nesh dhe zëri i çdo deputeti do përcillet. Do them se kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme Presidentin. Sipas raporteve të DASH apo OSBE, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin. Njeri, një profil politik që të mos ketë të bëjë fare me influencën e votave të Non Gratave. Janë 4 deputetët që nuk kanë të drejtën morale të dalin në konkluzione. Morali politik është se duhet të jetë i afektuar nga vota non grata. Duhet një profil politik. Jo hermafrodit. Që të mos ketë të shkuar dhe të jetë përballur me sprova.”

Alibeaj shtoi se PD ka rregullat dhe institucionet e saj, pavarësisht veprimeve që bën Berisha, dhe ato do të qëndrojnë njësoj deri në vendimin e Gjykatës.

“Kohë më parë grupi parlamentar PD ka nxjerrë pikat e veta të parimeve të bashkive, është në fuqi dhe do të jetë në fuqi gjatë gjithë kohës. Është diskutuar gjerë e gjatë. Është shprehur fare qartë qëndrimi i deputetëve. Fatkeqësisht pati një refuzim. Ne kemi nxjerrë një platformë bashkimi që nuk synon interesin individual të personave që kanë probleme, por interesin e demokratëve. Interesi i demokratëve kërkon disa vlera, votat, anëtarësinë, një proces real një garë reale. Është e qartë që ka një PD, ka një statut të saj, ka organe, kryesi, këshill kombëtar të PD, ato që janë sot e do vijojnë të jenë, rregullat e institucionet e PD. Çështja është në gjykatë, të presim gjykatën”.

Top Channel