Vëllai goditi vëllanë në Natën e Kadrit/ U çua herët për syfyr, zhurma e shqetësoi 20-vjeçarin dhe mori thikën…

28/04/2022 13:19

Një ngjarje e pazakontë ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ku Egzon Oruçi është konfliktuar me vëllanë, 27-vjeçarin Benard Oruçi dhe më pas e ka goditur me mjetin prerës.

E gjithë ngjarja ndodhi në Natën e Kadrit. Vëllai që mbeti i plagosur do të agjëronte dhe është çuar herët në mëngjes, një ditë më parë, për të ngrënë syfyr dhe bërë lutjet e rastit për ditën e madhe për besimtarët myslimanë.

Zhurmat i kanë  prishur gjumin vëllait të vogël 20-vjeçar, që në acarim e sipër e ka goditur me thikë brenda shtëpisë 27-vjeçarin Benard Orucci.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e Plazhit dhe shkak i sherrit dyshohet të kenë qenë motive të dobëta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA