Më 26 prill, presidenti serb Aleksander Vuçiç u takua me Donfried për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi, integrimin evropian të Serbisë dhe bashkëpunimin rajonal.
Donfried tha se kishte një bisedë “magjepsëse” me presidentin Vuçiç dhe kryeministren serbe, Ana Brnabiç.
“Vuçiç e ka shumë të qartë se ku e sheh të ardhmen e Serbisë, dhe kjo është BE-ja”, tha Donfried.
Donfried theksoi gjithashtu se “është shumë e rëndësishme që Serbia votoi për të pezulluar anëtarësimin e Rusisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut”.
I pyetur për ndikimin rus dhe kinez në Serbi, Donfried deklaroi se Serbia duhet të mendojë se kush e mbështet dhe kush nuk do të donte të kishte sukses.
“Unë mendoj se Serbia do të duhet të marrë vendime të rëndësishme se si të pozicionohet,” tha Donfried.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar më 28 prill se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilët së fundi kanë vizituar Beogradin, nuk i kanë vendosur ultimatume Serbisë në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Serbia ka votuar kundër Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara, por është e qartë në mbështetjen vetëm të vendimeve që nuk kanë të bëjnë me sanksionet.