Publikohen pamjet e këmbimit të marinsit amerikan me pilotin e burgosur rus në Ankara (video)

28/04/2022 17:36

Familja e marinsit amerikan tha se pamjet ngjanin me një film spiunazhi.

Piloti rus Konstantin Yaroshenko, i cili ka kaluar 12 vjet në një burg amerikan, u këmbye dje me marinsin amerikan Trevor Reed që ishte dënuar me nëntë vjet burgim nga Moska në 2020.

Diplomatët thanë se këmbimi ishte bërë i mundur pas një “procesi të gjatë negocjatash”.

Sot u zbulua se këmbimi kishte ndodhur në Turqi.

Babai i Trevor, Joey Reed, tha për mediat amerikane: “Ishte si të shihje një film, ata kaluan pas njëri-tjetrit si dikur në një këmbim spiunësh”.

Në pamje shihet që një avion rus dhe një avion amerikan parkohen në aeroport në distancë nga njëri-tjetri.

Tashmë dy ish-të burgosurit shoqërohen drejt njëri-tjetrit të shoqëruar nga zyrtarë, disa prej të cilëve shtrëngojnë duart, teksa Reed e Yaroshenko ecin drejt avionëve të tyre respektivë.

Një pilot duket i përlotur teksa del nga avioni për të pritur të burgosurin.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët në disa dekada prej luftës së Rusisë në Ukrainë, për të cilën Moska thotë se është në fakt “një luftë e SHBA me duart e Ukrainës”.

Ndërsa Uashingtoni ka pranuar të kthejë Konstantin Yaroshenko, një pilot rus që po kryente dënimin me 20-vjet në një burg federal për trafik kokaine në SHBA. Ai ishte arrestuar në vitin 2010 në Liberi, Afrikë nga ku më pas u ekstradua në SHBA.

Reed, ish-marins nga Texas, u arrestua në gusht 2019 kur sipas autoriteteve ruse sulmoi një oficer policie që po e çonte në stacion me makinë, pas një nate të piri alkool.

Ai më vonë u dënua me nëntë vjet burg për të tjera akuza, por familjarët dhe qeveria e SHBA thonë se është i pafajshëm.

FOTO GALERI
4/5
Yaroshenko ne kohen e ekstradimit nga Afrika

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA