Modelja, Hailey Bieber  iu nënshtrua një operacioni në zemër pasi mjekët zbuluan që në zemrën e saj ndodhej një vrimë ovale (PFO), e cila është një hapje e vogël midis dy dhomave të sipërme të zemrës, atriumit të djathtë dhe të majtë.

Pas këtij problemi ajo u shtrua sërish në spital për të bërë mbylljen e vrimës në zemër, e cila sipas saj ishte midis 12 dhe 13 milimetra.

“Gjëja më e madhe që ndjej është se ndihem shumë e lehtësuar që ishim në gjendje të kuptonim gjithçka, që ishim në gjendje ta mbyllnim atë”, tha Hailey Bieber.

Kjo nuk është hera e parë që modelja ka probleme shëndetësore, pasi në fillim të marsit ajo u shtrua në spital pasi kishte mpiksje gjaku në tru.

Partnerja e këngëtarit Justin Bieber, tha se po hante mëngjes kur filloi të kishte probleme me të folurën , njëkohësisht po përjetonte mpirje të gishtave.

Pas kontrolleve u zbuluan se ajo kishte një atak ishemik kalimtar, e njohur si një “mini goditje”, e cila ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit bllokohet për një kohë të shkurtër.

Sipas informacioneve gjendja shëndetësore e Bieber është përmirësuar, ndërsa nuk dihen shkaqet që çuan në përkeqësimin e situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA