“Parku i Butrintit do bëhet siç themi ne”, Rama e pohon në Kuvend: Patjetër që do të ketë edhe akvitete fitimprurëse, do përdoren për …

28/04/2022 11:25

Qeveria është e vendosur të cojë deri në fund projektin për parkun e Butrintit dhe këtë e pohoi kreu i qeverisë në seancë plenare, ndërsa tha se ‘Butrinti do të bëhet sic themi ne”.

Ndërsa u shpreh se Fondacioni shqiptaro amerikan është partner i qeverisë në këtë projekt, Rama pohoi se në Butrint do të ketë patjetër aktivitete fitimprurëse, të cilat sipas kreut të qeverisë, do të përdoren për zhvillimin e parkut.

“Fondacioni në fjalë është i krijuar me Fondacionin shqiptaro amerikan, që është një kontributor shumë i rëndësishëm në gjithë procesin e zhvillimit të vendit. Është një faktor e bashkëpunëtor i qeverisë dhe ju këtu nuk po akuzoni ministren e kulturës, ju po akuzoni se ky fondacion na paska hyrë me një marrëveshje sekrete me qeverinë për të hapur bare e restorante në butrint.

Se për ju këto janë e vetmja mënyrë që e shikoni konvertimin e politikës në para. Ju jeni ata që mbushët Tiranën me kioska. Ju kioskën e keni në kokë. Ju keni të gjithë moshën e të vdekurit që e dini për të gjallë. Parku i Butrintit sot, falë punës sonë, kjo është një marrëveshje e re për të shkuar një hap më tutje. Patjetër që Butrinti do të ketë edhe akvitete fitimprurëse, po ju shikoni për cfarë do përdoren fitimet, do përdoren për Butrintin, për zhvillimin e parkut.

Parku i Butrintit do bëhet si themi ne! Sepse ne dimë se cfarë bëjmë, ky është ndryshimi. Partneri ynë është fondacioni shqiptaro amerikan, problemi juaj nëse keni probleme me të, ne e shohim një partner shumë pozitiv ndër vite.”- u shpreh Rama.

Top Channel