“Ngjyrat tona si të Twitter”, kërkesa e tifozëve të Lazios: Musk, na bli dhe neve!

28/04/2022 13:19

Tifozët e Lazios “tundojnë” Elon Musk, duke provokuar jo pak në rrjetet sociale, pas krisjes së marrëdhënies me presidentin Lotito gjatë ndeshjes me Milanin, për shkak të çmimit të kripur të biletave në “Olimpico”, me ultrasit që braktisën skuadrën.

Kështu tifozët i janë drejtuar në rrjetet sociale me një kërkesë të veçantë pikërisht Elon Musk, i cili është pronar i Teslas dhe që pak ditë më pare bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë!

Në Twitter ka nisur një fushatë nga tifozët bardhekaltër, të cilët po provojnë të bindin 50-vjeçarin të blejë klubin e Lazios. Tifozët i janë drejtuar me këto fjalë: “I dashur Elon Musk, ja një sfidë e re për ju, pasi bëtë tuajën Twitterin, blini edhe Lazion, që zotëron të njëjtat ngjyra si rrjeti juaj social”.

Ndër shumë mesazhe spikati edhe një tjetër shkruhet: “I dashur Elion, pse nuk blen edhe Lazion, është ekipi i pare i kryeqytetit, mendoje”. Provokim i hapur i tifozëve kundër presidentit të tyre Lotito, me të cilin kanë prej vitesh një raport aspak të mirë./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA