Mbështetësi i “Rithemelimit” Lisandër Hoxha u shpreh se e sheh të padrejtë që ambasadorët të vijnë në Shqipëri e të takojnë një pjesë ndërkohë që një pjesë tjetër të mbetet pa rëndësi.
Ai u shpreh se antiamerikanizmat shiten si flluska sapuni për të mbuluar korrupsionin por kjo gjë nuk i mbulon dot gropat që ka ky vend.
Frrok Çupi: Mos të harrojmë, në 1992, kundërshtia e Shqipërisë ishte e vetmja kundër Amerikës. Berisha deklaroi se po ndërtohej kapitalizmi shqiptar, jo amerikan. Në 92 Sali Berisha ndërtoi strategjinë e angazhimit në botën islamike. Iluminimi më anë të ligjit, filozofisë dhe politikës i ka bërë Amerika. Në 98 qeveria e Berishës shpalli sulmin e armatosur mbi Ambasadën Amerikane. Kërkesa për të larguar ambasadoren domethënë ndërprerje e marrëdhënieve me Amerikën.
Lisander Hoxha: A mundët diplomacia të takojë gjysmën e popullit dhe tjetrën të mos e takojë? Kjo është politikë e tyre por ajo që mua më shqetëson janë akuzat e Cupit. Antiamerikanizmat shiten si flluska sapuni për të mbuluar korrupsionin. Nuk i mbulon dot gropat e korrupsionit që ka ky vend. Është një idiotësi të pyesësh a je pro apo kundër ambasadores. Këtu vidhet vota, u merret energjia elektrike, pas tre muajsh kujtohet dhe prodhon ligjin. Ka probleme pafund për çfarë duhet të ankohemi.
Top Channel