Kuvendi i 30-prillit, Gazment Bardhi: Miting për të përçarë Partinë Demokratike

28/04/2022 10:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar si “miting” Kuvendin e thirrur nga “Rithemelimi”, që pritet të mbahet të shtunën.

Para gazetarëve, Bardhi tha se kjo është përpjekja e radhës për të përçarë Partinë Demokratike, teksa shtoi se Grupi Parlamentar votoi për platformën e propozuar nga Alibeaj për bashkim.

Ai mohoi faktin se disa nga deputet janë tërhequr.

Gazment Bardhi: Tubim për të përçarë PD. Ka një miting, apo një tubim tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshëm si një hap për të përçarë PD. Siç ju e dini, ka një platformë të shumicës dërrmuese të PD që është bërë publike dhe është hap konkret për të arritur bashkimin e demokratëve. Ka një pjesë që se duam bashkimin e demokratëve, që duan ta lënë përjetë të zvogëluar dhe në opozitë PD. Qëndrimet nuk votohen, por shprehen. Çdo deputet i cili i ka vënë emrin e tij asaj platforme, ka shprehur qëndrimin e tij. Vendimet merren nga institucionet e partisë që kanë të drejtë statutore për të marrë një vendim. Ne deputetët kemi shprehur qëndrimin tonë se si mund të arrihet bashkimi i demokratëve. Secili prej deputetëve ka shprehur qëndrimin e tij. Disa karagjozë, që në darkë mendojnë ndryshe dhe në mëngjes ndryshe. secili prej tyre ka pasur mendime shtesë, përveç pikave që janë parashtruar. Ë rëndësishme është që për ato 5 çështje që përmban qëndrimi i grupit, 32 deputetët kanë pasur atë mendim për të arritur qëndrimi i PD. Forumet mblidhen sa herë ka një çështje për të diskutuar. Ka pasur një qëndrim, një vendim të Kryesisë së PD që në të njëjtën linjë me grupin parlamentar, para se të dilte vendimi i Shkallës së Parë të Gjykatë të Tiranës, ka mbajtur një qëndrim konkret për bashkimin e demokratëve. Ajo thirrje është refuzuar nga ajo pjesë që kërkon zvogëlimin e PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA