Përpjekjet e qeverisë shqiptare përmes një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro Amerikan për t’i dhënë një menaxhim të ri Parkut Kombëtar të Butrinit, ka hasur në kundërshtimin e opozitës përmes deputetes Ina Zhupa.
Në përgjigjen e tij kryeministri Edi Rama tha në Parlament se nëse opozita e ka problemin me fondacionin shqiptaro-amerikan, ky është problemi tyre jo i problemi jonë.
“Fondacioni në fjalë është fondacioni i krijuar nga bashkërendimi mes fondacionit shqiptaro-amerikan dhe Republikës së qeverisë së Shqipërisë. E dini kush është fondacioni shqiptaro-amerikan, apo ngaqë ju ka zënë sytë lufta me Amerikën çdo gjë amerikane ju duket problem? Fondacioni shqiptaro-amerikan është një kontributor shumë i rëndësishëm në të gjithë procesin e zhvillimit të vendit me kohë dhe me vakt dhe është një faktor dhe një bashkëpunëtor i qeverisë, jo sot, por i të gjitha qeverive të Shqipërisë prej shumë kohësh.”
Debatin kryeministri e vazhdoi duke folur për situatën në PD.
“Prandaj jeni katandisur kështu dhe prandaj do katandiseni edhe më keq sesa kështu. Ka një arsye degradimi juaj që juve për sa kohë nuk do e gjeni nuk do dini as si ta adresoni, ndahuni në sa pjesë të doni, ju jeni si ajo pjesa e ndarë nga e njëjta gjë përgjysmë në tre, katër pjesë. Nuk ka rëndësi, është komplet e njëjta gjë.”
Qetësisht Enkeled Alibeaj iu përgjigj kështu kryeministrit.
“Përdori gjuhë jo parlamentare duke përmendur disa herë fjalën ‘budallenj’, ndjej keqardhje për gjendjen e tij.”
Kryeministri ngulmoi në nevojën e menaxhimit të ri të Butrinit.
“Nuk janë fitime që do merren dhe do shkojnë në Amerikë nga baret dhe nga restorantet që do ndërtohen në Butrint, aq sa do jenë dhe ku do jenë. Se nuk do jetë si parku Rinia se ju kur dëgjoni fjalën bar dhe restorant, juve keni vetëm parkun Rinia të dikurshmin si model ju s’keni model tjetër. Nuk keni model tjetër, këta jeni ju. Kështu që, parku i Butrintit do bëhet kështu si themi ne.”
Top Channel