“Keni budallallëk në kopenë tuaj”/ Alibeaj kërkesë Nikollës: Sanksiono Edi Ramën për gjuhën e folur!

28/04/2022 11:36

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit të sanksionojë kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa e tij erdhi pasi Rama, gjatë fjalës së tij në foltore, e cilësoi opozitën si “kope me budallallëk”. Alibeaj përmendi kodin e sjelljes, teksa i tha Nikollës se duhet vendosur serioziteti në sallë.

Alibeaj: Ka përmendur disa herë fjalën “budallenj”. Ka ca rregulla në parlament, kodi i sjelljes thotë që duhet sanksionuar deputeti që përdor gjuhë jo palamentar, sapo ndodhi dhe duhet sanksionuar nga ju, dhe duhet vendosur serioziteti në këtë sallë. Për të folur për ato gjëra që iu interesojnë shqiptarëve dhe jo budallenjve, do flasë Ina Zhupa. Pres sanksionet tuaja për gjuhën e kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA