I pyetur se çfarë posti do të mbajë të shtunën, ditën që Kuvendi do te zgjedhë organet e reja drejtuese, Enkelejd Alibeaj tha se PD i ka instutucionet e saj.
Ai tha se do të presë vendimin e gjykatës dhe fati i tij pëcaktohet nga vetë ai.
Çfarë posti do keni të shtunën kur Kuvendi i PD te zgjedhe organet e reja drejtuese?
Alibeaj: Do t’ua heq kuriozitetin. Është e qartë për këdo sot që ka një PD, ka një statut të saj, ka organe të PD, kryesi, ka Këshill Kombëtar, ato që janë sot e gjithë ditën dhe do të jenë rregulla, institucionet e PD. S’ka dyzim. Atë që kam thënë kohë më parë, çështja është në gjykatë. të presim gjykatën. Kur gjykata flet, të tjerët heshtin. Kjo është e qartë. Fati im përcaktohet nga unë vet.
Top Channel