“Butrinti do jepet me koncesion, as Rama nuk e mohoi”, Zhupa: Nuk na kompleksoni me partnerët amerikanë!

28/04/2022 11:52

Ne replikë me kryeministrin Rama për parkun e Butrintit, deputetja e PD, Ina Zhupa u shpreh se Rama nuk e mohoi se parku do të jepet me koncension.

Nëse është dhënë pronë private Rama ta cojë në SPAK. Nëse ka frikë të shkojë se i hapen dosjet e veta të ma japë mua. Butrinti do jepet me koncesion, do ndërtohen bare e restorante, nuk e mohoi as Kryeministri. Tha se ka partnerët amerikanë, nuk na komplekson, është fasadë. DASH tha se korrupsioni në Shqipëri është kudo dhe s ka se si Ministria jonë  e kultrës, mos jetë pjesë e këtij korrupsioni. Ne nuk jemi bandë, s’kemi ministra e ish ministra në burg. Kështu mbrojti Rama edhe inceneratorët, me të njëjtin pasion mbron Rama dhe Butrintin. Kjo gjë nis me ligjin për mbrojtjen kulturore, që bie ndesh me Konventën e Parisit, ku Shqipëria është palë.

Na vini e na thoni sot se Po, shteti do jetë aty se do jetë pjesë ministrja. Është interesante se si zonja Margariti prezantohet me emër dhe jo si institucion.

Bëtë planin e Butrintit, pa përfshirë asnjë eksper shqiptar që sot janë të gjithë kundër, qofshin të majtë apo të djathtë.

Të ardhurat nga biletat do të jenë të vetme të ardhura që do të quhen nga aktivitet i Butrintit, të tjerat s’kanë lidhje me Butrintin. Ju e trajtoni si biznes dhe këtë plan biznesi ia keni fshehur shqiptarëve.” u shpreh Zhupa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA