Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Parlament, ka përmendur çështjen e Butrintit që u komentua paraditen e sotme në Kuvend, për të cilën tha se është i sigurt që rezultati do të jetë diçka model, pasi e ka në dorë Amerika.

Ai akuzoi opozitën se çdo projekt që merret në dorë nga Amerika gjithmonë do të kundërshtohet nga ata dhe uroi që të mos dalin kundra edhe për projektin e Portit të Vlorës që do të jetë pika kryesore e hyrjes së gazit të lëngshëm nga Amerika në Europën Juglindore.

Në fund, Balla e mbylli fjalën e tij duke përmendur edhe zgjedhjet presidenciale, ku ftoi opozitën të bëhej pjesë port ha se edhe nëse ata nuk angazhohen, presidenti do të bëje betimin me 24 korrik.

“Sali Berisha vonoi në 2012, ku u pengua një projekt i KFV-së dhe PS me LSI në e zhbllokuan dhe Kosova tani gëzon rrjetin më të mirë të ujësjellësit. Të pakta kanë ngelur territoret në Shqipëri ku nuk ka një projekt të KFV, apo nuk do të pini ujë se ka investuar Gjermania. E keni kthyer në modë, të bërtiturat se do të na vjedhin Butrintin e do të hapet lokal. Kjo nuk është serioze. Fondi amerikan është një model, si është puna po hyri diçka amerikane do jeni kundra ju? Nuk keni arsye. Jam shumë i sigurt se sapo të fillojë porti i ri në Vlorë, uroj do zoti nuk dilni kundra. Ai do të jetë pika kryesore e gazit të lëngshëm amerikan në Europën Juglindore. Do zoti nuk dilni kundra, nuk jua merr zoti mendt. Prandaj të dashur opozitarë ti lëmë debatet për këtë se kemi shumë gjëra të tjera për të debatuar, ajo çfarë ka rëndësi, ftesa jonë për të zgjedhur bashkë presidentin është e sinqertë, kemi gatishmëri të ulemi javën tjetër e të fillojmë raundin e parë. Doni ju s’doni ju me 24 korrik presidenti do të bëje betimin e do të fillojë punën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA