Zgjedhja e presidentit të ri/ Rama e konfirmon: Nuk do të jetë nga grupi i PS, do zgjidhnim Hashim Thaçin me kënaqësi por nuk mundemi

27/04/2022 19:55

Pas mbledhjes së kryesisë së PS, ku në fokus kanë qenë diskutimet mbi zgjedhjet presidenciale, kryeministri Edi Rama është shprehur se akoma nuk ka asnjë proces konkret.

Pavarësisht se dëshira do të ishte e madhe që të zgjidhej në president i jashtëm, kryeministri u shpreh se Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon një gjë të tillë pasi duhet të kishte jetuar 10 vitet e fundit në Shqipëri.

Rama tha se deputetët e PS dhanë shumë opsione, edhe brenda krupit të PS edhe jashtë tij, por ajo që është e sigurt tha Rama, presidenti nuk di të jetë prenda grupit parlamentar të PS.

Hapja e negociatave ishte gjithashtu një temë që ceku kryeministri në deklaratën e tij, ku tha se nëse gjashtë muajt e ardhëm nuk do të bëhet asnjë progres atëherë Shqipëria do të ndërpresë lidhjen ne Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e Ramës:

Nuk ka akoma një proces, e kam thënë dhe e përsëris që është shumë e qartë vija e kuqe për ne, ne nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të bërë në funksion të të ardhmes.  Do të ishte shumë mirë të vinte përtej territoreve shqiptare por kushtetuta jonë parashikon që të zgjidhet dikush që 1 vitet e fundit ka jetuar në Shqipëri. Ne do të kishim vënë Hashim Thacin dhe do ishte një president i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindjen dhe kënaqësinë më të madhe.

Qëndrimi ndaj negociatave?

Nuk kam asnjë surprizë, nuk jam optimist për rezultatin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe bazuar në opinionin e qytetarëve, nëse në fund të këtij 6 mujori problem do të zgjidhet,, ne do të ndryshojmë e do të ndahemi nga Maqedonia e Veriut. Uroj që Macron do të jetë i motivuar dhe në gjendje që të përdorë më shumë forcë pasi ndryshe situata në BE do të jetë shumë problematike.

Grupi parlamentar ka kontribuar dhe ka shprehur shumë propozime, ka edhe nga brenda edhe nga jashtë grupit tëPS dhe nuk shoh ndonjë problem me këtë gjë. Ka qenë i konsoliduar që kjo nuk është radha e një presidenti që do të dalë nga radha e PS.

Top Channel