Një nga gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu , Admir Thanza ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për zhbllokumin e pasurisë së tij.
Thanza kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar . Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Ish-gjyqtarit me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij.
Konkretisht, një apartament 70 m2 dhe një dyqan 23 m katrorë në Tiranë. Kujtojme se gjatë vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi një dënim prej 40 ditëh burg të Thanzës për një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999.
Këtë dënim, ish-gjyqtari nuk e kishte përfshirë në vetëdeklarim. Për akuzën e falsifikimit të formularit, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit e gjysmë shërbim prove.
Top Channel