Çmimi i naftës, gazit dhe benzinës ka pësuar rritje sërish ditën e sotme pas një vendimi të Bordit të Transparencës, i cili ka reflektuar vendimet e tregjeve ndërkombëtare.
Çmimi tavan i tregtimit të këtyre produkteve nga data e sotme deri në mbledhjen e radhës do të jetë me pakicë:
233 Lekë/litri për gazoilin;
213 Lekë/litri për benzinën;
104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës
Tregtimi me shumicë do të jetë:
221 Lekë/litri për gazoilin
201 Lekë/litri për benzinën;
92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.
Top Channel