Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e sotme me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë nga SHBA dhe BE, tha se me projektet që ka në vazhdim Shqipëria synon të bëhet një vendi eksportues dhe i pavarur energjitikisht.
Kreu i qeverisë tha se me resurset energjitike të Shqipërisë, me të cilat po punohet do t’i jepet shtysë pavarësisë energjitike. Ai shtoi se ëndrra e gjatë e Skavicës që do rrisë me 20% prodhimin e energjisë.
Edi Rama: Si lojtari më i vogël në këtë sallë, dhe pse më i gjati, ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen.
Së bashku të zhvillojmë atë që është program i rëndësishëm, program ndryshimi për Shqipërinë dhe rajonin, është vlerë e shtuar që ky ndryshim do jetë i mundur përmes aktorëve që mbërrijnë nga vendet e gjithë botës.
Tubacioni Adriatik mund të ndryshojnë lojën në rajonin tonë dhe mund të jetë një energji e re për Europën që të përfitojë pavarësinë nga gazi rus. Me shumë kënaqësi dëshmoj progresin për shndërrimin e impiantit të Vlorës në një impiant për prodhimin e energjisë. Shtoj këtu energjinë diellore, të erës. Ëndrra e gjatë e Skavicës që do rrisë me 20% prodhimin e energjisë dhe do na japë një shtyrje drejt pavarësisë energjetike.
Këto tregojnë një potencial për ta shndërruar Shqipërinë brenda këtij viti në prodhues neto të energjisë dhe kjo është gjë e madhe. Na është dashur të marrim një sistem të paralizuar, ku gjysma e prodhimit të energjisë humbej. Borxhi ndaj OSHEE shkonte në 5% të PBS-sonë.
Sot jemi këtu, ka mijëra arsye për të parë drejt së ardhmes së afërme me optimizëm të madh, sepse nuk ka më dyshim që edhe pse kompanitë e përfaqësuara këtu vjelën me miliarda. Zotërinjtë e pranishëm janë këtu për shkak të investuar.
Dua të kujtoj këtu, ish Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë një takimi që patëm në NATO. Ai mbajti një fjalim se sa e rrezikshme ishte të mbështetesh te gazi rus, dhe të gjenim më të mirin gazin e lëngët amerikan.
Investimi për të dalë jashtë për të kapërcyer këtë situatë, janë investime që kërkojnë kohë. Jemi këtu së bashku të rendim pa humbur kohë, dhe për Shqipërinë është një shenjë e mire, duhet të ecim para me këto projekte. Disa vite më parë kërkush as mund ta imagjinonte ndërsa sot e kemi në dorë për ta bërë të mundur.
Më duhet të falenderoj ambasadoren ka qënë gur themelimi për hapjen e një dere për investime të mëdha në vendin tonë, që është furnizimi me energjin. Të falenderosh perandoritë nuk është sjell kënaqësi, por pas 30 vitesh më në fund SHBA po na jep vërtetë karburant dhe energji. Na pëlqen të jemi në parneritet me ta.
Top Channel