Peticioni kundër Yuri Kim, Balla: Sulm i turpshëm, Berisha i ka sulmuar shumicën prej ambasadorëve amerikanë

27/04/2022 13:20

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka quajtur një sulm të turpshëm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që ka pasur SHBA në Shqipëri, peticionin online kundër ambasadores Yuri Kim.

“Sulmi ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që kanë patur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri znj.Kim, por në fakt ju gazetarët duhet të jeni të vëmendshëm dhe të bëni një retrospektive. Më thoni me cilët prej Ambasadorëve Amerikanë në Shqipëri Sali Berisha në këto 30 vjet ka patur marrëdhënie të mira, me cilin? Me Marisa Lino, me Joseph Limprecht, me James Jeffrey, me Marcie Ries, me John Withers, me Arvizun, apo me Donald Lu? Tani më thoni njërin prej tyre që paska patur ky njeri marrëdhënie të mirë dhe pastaj nxit gjithë këtë historinë e peticioneve, është një turp.

Unë e kam thënë shpeshherë dhe do ta ripërsëris që krijimi i një fryme antiamerikane brenda Partisë Demokratike me prirje për të gjetur aleatë edhe në ndonjë aleat tjetër të Sali Berishës apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishës.

Unë mendoj që këto janë një turp që ta mbajnë atyre që u takon dhe që populli shqiptar është populli me përqindjen më të lartë me respektin dhe mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne kurrë nuk do të harrojmë që pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria do të kishte rrezikuar mosekzistencën e saj si një shtet komb.” u shpreh Balla

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA