“Në 21 maj mund të jenë zgjedhjet për kryetarin”, Berisha flet për emrat që do të rikthehen në PD: Topalli, Imami, Patozi…

27/04/2022 23:15

Sali Berisha, njofton se zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike mund të zhvillohen në datën 21 ose 22 maj dhe konfirmoi se ai do të jetë një nga kandidatët.

Unë pothuajse e kam shpallur kandidimin tim, por kuvendi do të caktojë për zgjedhjet e kryetarit. Më pas do të caktoj datën për zgjedhjen e kryetarin dhe do e shpall. Kuvendi do të autorizojë Komisionin e Rithemelimit deri ditën e zgjedhjes së Kryesisë së PD-së”.

Në deklaratën e bërë për mediet në orët e vona të së mërkurës, pas mbledhjes së Grupit të Rithemelimit, Berisha zbuloi disa nga emrat që janë larguar nga e djathta dhe që kanë marrë ftesë për t’u rikthyer.

Po, ka emra që do të rikthehen. Arben Imami, Jozefina Topalli që mund të rikthehet si të dëshirojë. Majlinda Brengu, Astrit Patozi, Rudina Hajdari. Të gjithë ata që për një motiv apo një tjetër janë larguar, janë të mirëpritur”.

Top Channel