Policia shpalli në kërkim shtetasin Artan Prenga ndërsa arriti të vërë në pranga Saimir Kuçin. Kjo ishte hera e 4t që ai arrestohej për grabitje kasafortash.

Ai kishte krijuar një emër të njohur në botën e errët qysh në vitin 2009 kur u dokumentua për herë të parë grupi kriminal i identifikuar si “Hijet e Natës”. Objektiv i tyre ishin kryesisht kasafortat dhe shpesh ishin të dhunshëm kur hasnin në rezistencë. Karakteristika kryesore që ishte edhe mënyra e tyre e operimit ishte se ata vepronin përherë natën. Kjo, zbulohet edhe nga dëshmia e ish-të dashurës së Kuçit në dosjen hetimore që “Inside Story” e disponon të plotë.
Di që Sajmiri me shokët e tij flinin pothuajse gjithë ditës gjumë dhe shoqërohesha me të vetëm në mbrëmje”. Është e çuditshme se si gjykata kishte caktuar “arrest shtëpie” ndaj Kuçit si, kur ai ishte vënë në pranga për një ngjarje shokuese si ajo në vilën e biznesmenit Çangu. Për më tepër, ai ishte arrestuar disa herë të tjera, dy nga të cilat në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas informacioneve, thuhet se Kuçi së fundi vuante nga depresioni. Edhe nga familjarët nuk ka pasur pretendime apo dyshime mbi ngjarjen për ndonjë skenar të mundshëm kriminal.
E konsideroj shumë të vështirë që ana psikologjik e këtyre njerëzve të jetë kaq e rënduar, duke pasur parasysh që vjedhjet e këtij specialiteti kërkojnë qetësi të jashtëzakonshme, në këtë kontekst hetimet duhet konsiderojnë si pistë edhe vrasje të organizuar për të humbur gjurmët” u shpreh eksperti i sigurisë, Fabian Zhilla..
Normalisht, policia ka informacione paraprake për grupet që veprojnë në disa zona apo rajone. Keni të dyshuarit e zakonshëm, e dini që në këtë zonë vepron një grup kriminal. Ndoshta kanë lidhje, dhe policia mund të ketë ndonjë lloj informacioni paraprak” u shpreh Oscar Ruiz Barba, Policia Kombëtare e Spanjës.

Top Channel