Ky është Oscar Ruiz Barba. Ai është pjesëtar i Policisë spanjolle dhe ka mbërritur në Shqipëri si drejtues i një projekti për asistimin e institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar përmes hetimit penal dhe financiar.

“Ne po merremi me këtë situatë, po ofrojmë mbështetje teknike me programe. Është e rëndësishme të analizohet i gjithë informacioni që merr policia dhe të krijohet një strategji e mirë, informim i mirë, një qasje e mirë me përdorimin e këtij informacioni”
Në të shkuarën në Shqipëri flitej për krim të organizuar në fusha të ndryshme, por ishte e rrallë të flitej për nivele të tilla për grupet e grabitësve. Së fundi, banda “Hijet e Natës” dhe të tjera grupime kanë zbuluar një realitet të ri.
“Këtu në Shqipëri, siç e dinë të gjithë, ka probleme me krimin e organizuar. Historikisht, ka lidhje me drogën, por jo vetëm me drogën. I shohim që janë shumë fleksibël. Kanë hyrje-dalje nga Shqipëria në vende të ndryshme. Nuk vendosen përgjithnjë në ndonjë vend. Lëvizin, janë shumë fleksibël.
Janë të specializuar në grabitje shtëpish, me vjedhje stolish, dhe duke thyer kasaforta” u shpreh Oscar Ruiz Barba, Policia Kombëtare e Spanjës
Së fundi flitet për nivele të reja sofistikimi të bandave që kanë siguruar pajisje ultra-moderne nga ato që përdoren nga strukturat ligjzbatuese perëndimore. Fjala është për pajisje të cilat zbulojnë paratë e fshehura në mjete apo ambiente nga grupet kriminale.
“Ka tentative, nuk di sa i kanë marrë e siguruar të sistemeve të reja Hi-Tech, që quhen MDR-Money detection radar, edhe keto detektojnë në distancë shuma parash të konsiderueshme në banesa, makina, magazina etj. Problemi është kush janë kundërmasat e institucioneve të sigurisë për ti prerë rrugën këtij zhvillimi të grupeve kriminale qoftë në aspektin teknologjik” u shpreh Ervin Karamuço, Profesor i Kriminologjisë.

Top Channel