Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdoden si autorin e dyshuar për vrasjen e Kol Murranit dhe Preng Simoni, në prill të vitit 2020, i cili u arrestua në më pak se 48 orë nga ngjarja e ndodhur.
Për Agron Lushin togat e zeza dhanë pafajësinë, i cili u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e rapsodit Kol Murranit dhe mikut të tij Preng Simoni. Mbi të rendonte akuza e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim. Edhe pse asnjëherë nuk e pranoi krimin, dhe që nga 27 prilli i 2020 kur edhe ndodhi ngjarja ka kërkuar që ti hiqet akuza ndaj tij, Lushi ka qëndruar 14 muaj e 14 ditë në burg.
Ndërkohe po kryhen hetimet për Edmond Përdodën vëllanë e Aleksander Përdoden, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje. Kujtojmë se Përdoda u arrestua nga një operacion i posacëm i policisë së Lezhës disa muaj më parë në banesen e tij në Lalm të Ri pas rreth 2 vitesh në arrati, i cili ka pranuar të jetë autor i krimit.
Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek tokat, të cilat dyshohen të jenë dhe shkaku i vrasjes. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.
Top Channel