Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për dosjen CEZ-DIA, gjatë vizitës së tij në Fier në një deklaratë për mediat.
Teksa e ka cilësuar si aferën me të madhe korruptive të 30-viteve të fundit, Balla tha se tashmë prokuroria duhet t’i marrë të gjithë në pyetje.
“Kuvendi është investuar në atë çështje në një komision hetimor parlamentar. Raporti është depozituar në 2017 . Prokuroria nuk kreu hetime për një nga aferat me të rënda korruptive në 30 vitet e fundit. E kam përshëndetur njoftimin e bërë nga mediat jo zyrtarisht nga vetë SPAK për marrjen në pyetje të një prej shumë dëshmitarëve kryesor në dosjen çez.
Nuk e di në çfarë statusi është marrë z.Ismailaj nëse pranon të bashkëpunojë me ne. Të mos harrojmë që kuvendi ka denoncuar publikisht Sali Berishën dhe bashkëpunëtor apo familjarë të tij, të lidhur me këtë çështje. Mendoj qe prokuroria duhet t’i marrë të gjithë në pyetje.”-tha Balla.
Top Channel