Teksa kanë kaluar vetëm disa muaj nga rikonstruksioni i rrugës së turizmit të ri në qytetin e Kukësit, vihet re se ky investim ka rënë preh e vjedhjeve apo dëmtimeve.
Prej ditësh persona të papërgjegjshëm kanë vjedhur dhjetra stola si dhe kanë dëmtuar ato bashkë me kasetat e rrjetit të ndriçimit rrugor, vendosur pak kohë më parë, duke sjellë kështu imazh negativ për qytetarët të cilët kalojnë e pushojnë përgjatë shëtitores.
Qytetarët shprehen se kjo situate vjen për shkak të mungesës së përgjegjësisë qytetare për mbrojtjen e pasurive publike, të cilat investohen në të mirë të komunitetit. “Kërkuam që ta kishim këtë investim, prandaj duhet ta mirëmbajmë atë”.
Ndër të tjera ata kërkojnë që të shtohet vëmendja për të mbrojtur pasuritë publike si nga komuniteti ashtu edhe nga vetë institucionet, duke marrë masa për personat të cilët dëmtojnë investime të tilla. Rikonstruksioni në rrugën e turizmit të ri është vijimi i zgjatimit të shëtitores kryesore, ku prej vitesh është kërkuar rikonstruksioni i saj.
Top Channel