Vaksinimi në Shqipëri/ Silva Bino: Shqipëria mban vendin e tretë në rajon, gjysma e popullsisë kanë marrë një dozë

26/04/2022 11:18

Mjekja Silva Bino ka treguar nivelin e vaksinimit në Shqipëri, e cila sipas ka sjellë edhe përmirësimin e siutatës së Covid në vendin tonë, duke ulur ndjeshëm numrin e infektimeve dhe vdekjeve.

Në konferencën e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Bino tha se Shqipëria mban vendin e tretë në rajon për nivelin e vaksinimit, teksa tregoi edhe shifrat.

Silva Bino: Vaksinimi ka sjellë këtë situatë të përmirësuar. Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 mln doza,mbi 87% e tyre janë përdorur.  Shqipëria ka një nivel përdorimi të lartë të vaksinave. Pfizer është me e përdorur, Coronavac, pastaj Astrazeneca. Ne kemi një mbulesë mbi 15% me dy doza dhe 50% me një dozë. Grupmoshat 80 vjeç e lartë kemi një mbulesë vaksinale të lartë, që vihet re edhe në grupmoshat 60-60 vjeç. Mbulesë të ulët ka mosha 40-50 vjeç dhe nën 40 vjeç.

Sa i përket punonjësve shëndetësorë, 93% e kanë marrë një dozë të vaksinës, edhe punonjësit e policisë dhe të gardës që kanë një mbulesë 98%. Këto të dhëna raportohen krahas OBSH. Shqipëria është vendi i tretë në rajon në lidhje me mbulesë vaksinale për të gjithë popullatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA