Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij, prangoset 58-vjeçari në Gjirokastër

26/04/2022 10:22

Një 58-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Mësohet se në pranga ra B. B., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, pas dhunimit të bashkëshortes së vëllait të tij, K. B.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit B. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA